×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Merr flakë autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, udhëtarët arrijnë të dalin me kohë

    Reporteri
    05 Prill 2025 | 12:45

    Një autobus i linjës Sarandë-Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në dalje të tunelit të Kardhiqit.

    Në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët, ka qenë në lëvizje duke transportuar pasagjerët e linjës Sarandë-Tiranë.

    Ndonëse udhëtarët i ka kapur paniku, fatmirësisht të gjithë kanë dalë me shpejtësi, teksa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

    Flakët kanë përpirë totalisht autobusin, teksa një shtëllungë e madhe e tymit ka mbuluar zonën.

    Ndërkaq, sipas policisë shkak i flakëve dyshohet se është bërë një një defekt në motor, ndërsa brenda janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve.

    Njoftimi i policisë:

    Delvinë/Informacion paraprak:

    Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.

    Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!