×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku pret në zyre ambasadorin gjerman, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe nevojën urgjente për heqjen e masave

    Reporteri
    10 Prill 2025 | 17:24

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Abdixhiku ka falënderuar Rohden për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

    “Gjatë takimit, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me këto çështje. Shpreha mirënjohjen time dhe të LDK-së për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik, në forcimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin ekonomik”.

    Ai ia ka theksuar ambasadorit edhe nevojën urgjente për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

    “Ndërsa me theks të veçantë, fola për nevojën urgjente për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa po ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve tanë. Bëra dhe thirrje për rishqyrtim të këtij vendimi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbajnë barrën e zhvillimeve politike”, tha Abdixhiku.

    “Përmes ambasadorit Rohde, shfrytëzova rastin ta uroj koalicionin e ri qeverisēs nē Gjermani, duke besuar në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet vendeve tona, por në veçanti besoj shumë në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes CDU-së dhe LDK-së, si dhe shpreha angazhimin tonë të përbashkët për forcimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi politik e institucional mes partive tona”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!