John Alite e ka lënë prapa historinë e vrasjeve dhe dhunës, dhe tani synon të bëhet shqiptari i parë në Kongres. Në një intervistë Interaktiv Talks të gazetarit, Xhemajl Rexha flet për lidhjet me Kosovën e Shqipërinë.
Ai është bërë këshilltar komunal në Englishtown të New Jersyet, dhe tash synon akoma më shumë: Kongresin amerikan. Një përkrahës i madh i presidentit Trump, republikani Alite synon që të marrë përkrahjen e komunitetit shqiptar, që shumë shpejt të bëhet pjesë e Kongresit, ku thotë se do të cojë përpara raporte të mira me SHBA-në e Trumpin, si edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Alite, që mbajti disa vjet burg për vrasje, si pjesë e grupit të famshëm mafioz të familjes Gambino, thotë se sa herë vjen në Kosovë, viziton varrezat dhe shtëpinë e familjes Jashari.
Për më tepër, ndiqeni intervistën e plotë me të:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.