×
  • Lajme
  • Shqipëria / 11 maji

    Zgjedhjet në Shqipëri, Rama kërkon 1 milion vota

    Reporteri
    10 Prill 2025 | 22:36

    Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.

    Ai tha se PS synon 1 milion vota në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Sakaq nuk munguan as sulmet ndaj opozitës, ku tha “ne nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa”.

    Ndër të tjera kreu i qeverisë u bëri thirrje të rinjve të votojnë për të marrë pasaportën e BE.

    “Llogarinë do e bëjnë shqiptarët më 11 maj, ashtu siç duhet. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë, por 1 milion vota. Ai duhet të jetë limiti që ne duhet të synojmë. Duhet të dalim nga 11 maji me më shumë se 900 mijë vota. Është e lehtë ta thuash por e vështirë ta bësh. Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e nëntë të deputetit në Durrës.

    Vëni çmosh që bashkëmoshatarët tuaj të vijnë të votojnë dhe të marrin pasaportën. Realisht nuk ia vlen të diskutojmë… nuk i kemi as përballë, i kemi mbrapa. Na gjurmojnë më britma dhe gërhima. Kam bindjen që ata maksimumi e mundshëm e morën në 2021 dhe nuk do arrijnë më shumë se ai rezultat. Ndërsa ne nuk e kemi marrë ende maksimumin.

    Uroj që siç ka ndodhur në të shkuarën, edhe në zgjedhjet që vijnë, Durrësi të jetë një shembull domethënës i fitores”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!