Para Kuvendit të Serbisë është mbajtur tubimi politik treditor “Serbinë nuk do ta japim”, i ftuar  nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Fjalimi i tij u paralajmërua për orën 19:00, por  jo të gjithë patën interesim të dëgjojnë se çfarë ka për të thënë presidenti serb.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihen kolona qytetarësh që kthehen nëpër urën e Brankos te autobusët e parkuar në afërsi.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët të cilët janë detyruar dhe shantazhuar të vijnë në mbledhjet e progresistëve largohen para fillimit të takimit, raporton nova.rs.

Reklamë

Një tubim i tillë është mbajtur edhe dje.

Më 8 prill, Vuçiç ftoi qytetarët të marrin pjesë në tubimin, që tha se do të nisë 11 prill dhe do të zgjasë deri më 13 prill. Ftesën për tubim ai e bëri në emër të lëvizjes që sapo ka formuar të quajtur “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin”. /Reporteri.net/

Reklamë