×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    E zhdukura në Kaçanik është një 54-vjeçare, vëllai i saj thotë se nuk është hera e parë – pamje nga operacioni i kërkimit

    Reporteri
    28 Prill 2025 | 22:42

    Një grua e moshës 54-vjeçare është zhdukur sot në Kaçanik. Sipas vëllait të saj, ajo është larguar nga shtëpia e tij sot në orët e para të mëngjesit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, nuk është hera e parë që ndodhë një rast i tillë.

    “Më 28.04.2025, rreth orës 16:30, në stacionin policor në Kaçanik, një famijar nga fshati Runjevë raportoi për zhdukjen e motrës së tij, H.J. (54 vjeçe). Sipas tij, viktima ishte larguar nga shtëpia e vëllait rreth orës 04:00 të po kësaj date dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. H.J., e martuar në fshatin Rahovic-Ferizaj, kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes shëndetësore të saj. Ankuesi tha se nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Në momentin e zhdukjes, ajo ishte e veshur me pizhamë ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe, e gjatë rreth 172 cm dhe me peshë trupore rreth 70 kg”, ka deklaruar zëdhëmësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për Reporteri.net.

    Ai tha se Prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e një shënimi zyrtar dhe marrjen e masave për gjetjen e saj.

    “Rreth orës 19:35, është nisur operacioni i kërkimit me dronë nga Njësiti i Kërkim-Shpëtimit, hetuesit e stacionit dhe njësitë e NJRSH-së nga Ferizaj të udhëhequr nga komandanti i stacionit policor në Kaçanik. Për zhvillimet e mëtejme do të jepet njoftim shtesë”, ka deklaruar tutje Veseli./ Reporteri.net

    Zhduket një person në Kaçanik, nis operacioni për kërkim me dronë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!