Një 24-vjeçar është rrëzuar nga skelet në Mamushë, derisa ishte duke punuar.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, i riu është dërguar në QKUK për trajtim.
“Gjatë ditës së sotme me datë 28.04.2025, është raportuar se në qytezën e Mamushës, një puntor, mashkull i lindur në vitin 2001 nga Fshati Nagavc, është rrëzuar nga skelet. Policia ka dal në vendngjarje dhe është njoftuar emergjenca e Mamushës, të cilët e kanë transportuar të lënduarin për në Spitalin Rajonal në Prizren, por për shkak të lëndimeve të rënda I njëjti është dërguar në QKUK në Prishtinë. Inspektorët e punës kanë dal në vendngjarje gjithashtu. Policia ka hapur rastin dhe rasti është nën hetime.”, deklaroi Bytyqi./Reporteri.net