Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka qenë gjithmonë e gatshme për bashkëpunim, madje edhe me rivalët politikë.
Ai ndër tjera tha se tani partia ka arritur në një pikë ku është ajo që mund të përcaktojë formën e bashkëpunimit.
“Ne kemi bërë bashkëpunim me të gjithë, edhe me rivalët. Ne kemi mrri në një pikë ku të gjithë na kërkojnë për bashkëpunim, ne kemi mundësi me diktu formën e bashkëpunimit tash. Ne kemi bashkëpunu si opozitë më shumë se tre vjet”, tha Haziri në RTV21.
LDK-ja nuk është e detyrar të shkojë në takim me kryetarin e VV-së Albin Kurti vetëm sa për tu takuar.
Sipas tij, partneriteti nuk mund të bëhet brenda një kohe të shkurt, teksa shtoi se ”besimin e LDK-së e fiton me kohë”.
”Nuk jemi të detyruar të shkojmë në takim veç me u pa, i kemi shku në zyre për çështje të dialogut. Për 4 vjet nuk të thërret në takim tani ti ki neovjë me rendit LDK- në listën me votu sipas tij, kjo është ndryshe hajde flasim si ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. LDK nuk mund të blehet, besimin ia fiton. Duhet me na bind politkisht”, tha Haziri.
ka komentuar shkëmbimin e letrave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar letrën e Albin Kurtit si një veprim me prapavijë politike.
Haziri theksoi se LDK i trajton me seriozitet të gjitha iniciativat dhe se kryetari Lumir Abdixhiku ka konsultuar gjithë strukturat e brendshme për përgjigjen ndaj VV-së.
“Te ne vendimet merren vetëm në zyre, letra e Kurtit drejtuar LDK-së ka pasur qëllime politike. Abdixhiku e ka trajtuar seriozisht letrën na ka pyetur të gjithëve. Letra është diskutu dhe është draftu dhe është përcjell përmes kanaleve të LDK-së për letrat e shkëmbyera përmes LDK-se dhe VV-së”, tha ai.