×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Gjuajtje me armë në Prishtinë – i dyshuari në arrati, policia gjen tri gëzhoja në vendngjarje

    Reporteri
    09 Maj 2025 | 16:46

    Një gjuajtje me armë ka ndodhur sot në afërsi të shkollës “Pavarësia” në rrugën “Astrit Rushi” në Prishtinë. 

    Nga të shtënat nuk ka pasur viktima në njerëz, e as nuk raportohet për të plagosur. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur tri gëzhoja plumbash.

    Po ashtu, siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, Policia ka arritur të identifikojë edhe të dyshuarin.

    Sipas informacioneve të para, i njëjti është larguar në drejtim të panjohur për organet e rendit./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!