Kryeministri Albin Kurti sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm konfirmoi se Albulena Haxhiu do të mbetet kandidate e tyre për kryetare të Kuvendit.
Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka vlerësuar se insistimi i Vetëvendosjes që vetëm Albulena Haxhiun të zgjidhet kryetare të Kuvendit nuk është degradim vetëm për Kosovën, shkruan Reporteri.net.
Ai ka bërë me dije se një insistim i tillë është degradim edhe për vetë VV-në.
Behrami në Facebook, ka shkruar se VV-ja ka figura më unifikuese.
“Insistimi për Albulena Haxhiun nuk është degradim vetëm për Kosovën, por edhe për vetë VV-në. Paramendo, nga një figurë si Glauk Konjufca, që gëzon deri diku mbështetje popullore, të një pjese të opozitës dhe shoqërisë civile, VV-ja insiston në një figurë përçarëse dhe izolacioniste, siç është Albulena. Çfarë degradimi!”, ka shkruar Behrami.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.