×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Katër motoristë nga Suhareka raportohen të humbur në Shtërpcë, nis operacioni për gjetjen e tyre

    Reporteri
    10 Maj 2025 | 23:20

    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se ka filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shtërpcës për gjetjen e katër motoristëve nga Suhareka.

    SHKKSH njofton se po punojnë së bashku me Policinë e Kosovës  për gjetjen dhe shpëtimin e tyre.

    “OPERACION i kërkim-shpëtimit: Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterrpces për gjetjen e 4 motorristav nga Suhareka. Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre të lëshuar pak minuta më parë.

    Ata janë raportuar të zhdukur natën e sontme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!