×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Sekuestrohen 7 tonë vajra motorikë në Viti me prejardhje nga Irani

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 23:16

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar rreth 7 tonë vajra motorike në Viti që dyshohen se ishin të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe me prejardhje nga Irani. Sipas Policisë, malli kap vlerën mbi 25 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Operacioni u realizua nga njësia TASK FORCË – Lindje e Policisë së Kosovës, e përbërë edhe nga Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime Rajonale – Lindje të Policisë kufitare.

    “Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë operacionit të kontrollit në një depo private, janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe dyshohet me prejardhje nga Irani. Vlera e mallit të sekuestruar arrin mbi 25,000 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme e rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Doganës së Kosovës – DRK Lindje, me fokus në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!