×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Pak para takimit me liderët e partive, Osmanit i shkon në zyre diplomatja amerikane

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 12:01

    Pak para takimit me liderët e partive, Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në zyre të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati.

    Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se edhe në këtë takim u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje, shkruan Reporteri.net.

    “Përveç kësaj u diskutuan tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

    Osmani do t’i pres liderët e partive shqiptare në një takim në orën 13:00, në kërkim të një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar tash e një muaj. Pastaj në orën 15:00 do t’i mbledh krerët e partive minoritare./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!