×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Një qytetar në Mitrovicë gjen një shumë parash dhe i dorëzon në polici, kërkohet pronari

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 17:31
    Foto ilustruese
    Foto ilustruese

    Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e sotme, një qytetar ka dorëzuar në stacion një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

    Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka kërkuar pronarin, shkruan Reporteri.net.

    “Në orët e pasdites së sotme, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Me qëllim identifikimin e pronarit të shumës së parave të gjetura, Policia e Kosovës fton personin që i ka humbur këto para të paraqitet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ose të kontaktojë në numrin 192. Policia falënderon qytetarin për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!