×
  • Lajme
  • Rajon / Shqetësuese

    4 mijë vdekje çdo vit nga duhanpirja në Maqedoni

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 20:44

    Të dhënat statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se Maqedonia e Veriut ka një shkallë të lartë të duhanpirjes, përkatësisht mbi 46 për qind e meshkujve të rritur dhe 27 për qind e femrave të rritura përdorin duhan ose ndonjë produkt që përmban nikotinë.

    Në ditën botërore “pa duhan”, Akim Ali, përfaqësues i OBSH-së alarmon se, gjatë një viti në Maqedoni 4 mijë persona vdesin nga konsumimi i duhanit.

    “Më shumë se 4 mijë persona në vit vdesin nga duhani në këtë shtet. Kjo nuk është e pashmangshme, është e shmangshme, është e parandaluese. Dhe nëse ne nuk bëjmë asgjë, shteti përballet me ulje të popullsisë, ka ndikim në rritjen ekonomike dhe produktive”, tha Akim Ali – përfaqësues i OBSH-së.

    Zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski, bëri të ditur se inspektorët nuk kontrollojnë se a respektohet ligji për pirje të duhanit nëpër hapësira të ndaluara. Ai paralajmëroi edhe ndryshime të ligjit për konsumimin e duhanit, teksa theksoi se po punojnë edhe për rritjen e taksave doganore.

    “Dua edhe njëherë ta përsëris që jemi në fazën përfundimtare. E falënderoj OBSH-në për ndihmën dhe shpresoj që për një kohë të shpejtë do të kemi të ligj ri, ose ndryshime drastike kundër ligjit për konsumimin e duhanit”, u shpreh Jovica Andovski – zëvendësministër i Shëndetësisë.

    Ndërsa për fushatat e cigareve elektronike që po zhvillohen në rrjetet sociale, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, tha se kontrolli në rrjete do të rregullohet me ligj.

    “Ajo që po publikohet në rrjetet sociale, nuk është e rregulluar me ligj, njëra nga qëllimet tona është para se gjithash si Institut dhe si shtet do të bëhet ajo, dhe atje… d.m.th në atë pjesë që i referohet rrjeteve sociale ta gjejë vendin e vet në ligj, që të mos ndodh ajo që po ndodh për momentin”, theksoi Marija Andonovska – drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

    Shefi i zyrës së OBSH-së në Shkup, në fjalimin e tij theksoi se shtatë milionë fëmijë në botë janë duhanpirës. Ai tha se është shqetësuese fakti që shtatë nga dhjetë duhanpirës në vend kanë filluar të pinë duhan që në moshë të hershme./RTV21

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!