I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar sot me Kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
Sorensen ka thënë se takimi i sotëm ishte përgatitor për një takim trepalësh, shkruan Reporteri.net.
“Vazhdova sot takimin bilateral me Kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, në përgatitje për një takim trepalësh. Diskutuam një seri çështjesh që prekin normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Sorensen.
Sorensen është takuar dje edhe me Kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi/Reporteri.net