Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Vetëvendosje thotë se gjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese “thekson qartë atë që e kemi përsëritur dhe kemi insistuar që në fillim të procesit të konsituimit të Kuvendit”.
Sipas interpretimit të Vetëvendosjes obligimi për të pëfunduar konstituimin e Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.
Po ashtu Vetëvendosje vlerëson se zgjedhja e kryetarit dhe ajo e nënkryetarëve janë në nivel të barabartë.
Sipas interpretimit të Vetëvendosjes votimi i fshehtë nuk paraqet shkelje të Kushtetutës.
Kjo parti thotë se partitë e tjera, kishin për qëllim fajësimin e vetëvendosjes për moskonstitumin e Kuvendit, “mirëpo, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese disa herë thekson se obligimi është i të gjithë deputetëve nga të gjitha partitë, jo vetëm të partisë së parë.”.
Vetëvendosje që deputetët e “opozitës” kanë argumentuar vazhdimisht se Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë kompromis sa i përket kandidatit të propozuar për kryetarin e Kuvendit, “por njëkohësisht kanë insistuar që kandidatët që do të propozohen e nga ana e tyre për nënkryetarë të Kuvendit, janë të panegociueshëm.”.
Vetëvendosje thotë se “ppozita ka shpresuar që Gjykata Kushtetuese do ta shpallte kundërkushtetues propozimin për të kaluar në votim të fshehtë.”.
“Tani që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritë të gjelbër këtij propozimi, për sa i përket kushtetutshmërisë së tij, edhe partitë opozitare duhet të tërhiqen nga refuzimi për të marrë pjesë në votim të fshehtë, nëse këtë refuzim e kishin për arsye kushtetuese dhe jo nga frika që mund të humbasin.”, thuhet në reagimin e tyre.