Në çdo qytet të Kosovës këto ditë mund të shihni billboarde të kandidaëve qoftë për postin e kryeministrit, qoftë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.


Por vendosja e tyre në hapësira publike po rrezikon jetën e qytetarëve, raporton IndeksOnline.

Qytetarët kanë raportuar në “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” se një billboardi i Lëvizjes Vetëvendosje është gati të rrëzohet nga shtylla ku është e vendosur.

Reklamë

Ata kanë kërkuar që në këtë kohë fushate të kenë kujdes edhe për kalimtarët e rastit, duke i riparuar apo larguar billboardet e dëmtuara.