×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Premtimet në ditën e 8 të fushatës: Ngritje e cilësisë në arsim, përmirësim të drejtave të punëtorëve, promovim të talentëve

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 10:50

    Partitë kryesore, gjegjësit kandidatët për kryeministër të vendit edhe ditën e tetë të fushatëz zgjedhore kanë bërë premtime nga më të ndryshmet.


    Ngritje e cilësisë në arsim, promovim të talentëve, përmirësim të drejtave të punëtorëve, luftim korrupsionit e krimit janë veç disa nga premtimet e tyre.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka premtuar rritje të cilësisë në arsim.

    “Si Kryeministër do të kem kujdes të veçantë për rritjen e cilësisë në arsim, duke shtuar fondet shtetërore dhe përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe universitare”, ka deklaruar ai.

    Kurse në Rahovec ka deklaruar se zhvillimi i bujqësisë është prioritet absolut i tij dhe PDK-së.

    “Të gjithë prodhuesve do ua subvencionojmë interesin e kredive për prodhim deri në 80 për qind dhe do ta jetësojmë edhe sigurimin e prodhimeve bujqësore”, ka premtuar ai, shkruan Reporteri.net.

    Kurse i nominuari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj gjatë një drekë pune me përfaqësuesit e federatave të sportit në vend është zotuar që Kosovën do ta shpall shtet të sportit, duke investuar në përmbylljen e infrastrukturës së nevojshme, stadiume, palestra sportive, shkolla të sportit dhe në promovimin e stimulimin e talentëve.

    “Qeveria Haradinaj 3, do të bëhet promovuese e denjë e talentëve tanë!”, ka shkruari Hardinaj në Facebook pas takimit me sportistët.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti,nga Prizreni ka premtuar se do të përmirësojë të drejtat e punëtorëve.

    “Unë zotohem para jush se siguria në punë, të drejtat e punëtorëve dhe dinjiteti i tyre do të jenë prioritet i qeverisë së Vetëvendosje-s pas 6 tetorit”, ka deklaruar Kurti.

    Kurse kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme nga tubimi në Kodrën e Trimave ka thënë se do ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PSD nuk ka bërë ndonjë premtim të veçantë gjatë ditës së djeshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!