Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Naim Bazaj gjatë tubimit me qytetarët e Drenasi ka thënë se Komoranin do ta bëjnë komunë.
Përmes një postimi të tij në ‘Facebook’, Bazaj ka shtuar se rrethi në Komoran nuk do ta ndal askush dhe se të gjitha ata që nuk dëshirojë që bizneset në Komoran të kenë dobi, të ulen dhe të shikojnë.
“Rrethin në Komoran nuk mund ta ndal askush. Ata nuk duan që Komorani dhe bizneset në Komoran të kanë dobi, ata duan të kanë dobi për interesat e veta. Por e kanë gabim, sikurse që kam filluar tek rrethi njësoj do të vazhdoj dhe me gjithë mundin edhe do ta bëjë Komunë Komoranin, ndërsa ata që nuk u përkushtuan dhe nuk deshën të punojnë në dobi të qytetarëve, tani mundën thjesht të shikojnë.Ne e mbajmë fjalën e jo sikur ata vetem fjalë plotë 10 vite”, ka shkruar Bazaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.