×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja e 264

    Të gjitha vendimet që mori Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 13:03

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 264-të në të cilën ka marrë një sërë vendimësh.

    Qeveria ka:

    – Ndarë 580 mijë euro për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës.

    – Rialokuar 1.2 milion euro për 10 projekte kapitale në 10 komuna: Dragash, Ferizaj, Gjakovë, Han i Elezit, Klinë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Prizren dhe Mamushë. Kjo mbështetje për komunat vijon në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal 2025 për nxitjen e zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm social e ekonomik brenda rajoneve.

    – Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Grantin për Përgatitjen e Projektit “Programi – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit, Faza 2”. Ky grant ka për qëllim të ndihmojë Qeverinë në zhvillimin e një kornize rregullatore kombëtare për digat. Asistenca teknike e projektit siguron që Kosova është e përgatitur në mënyrë strukturore për zbatimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë së digave, në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare. Financimi total i grantit: 1 milion dollarë dhe zbatuese e projektit do të jetë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    – Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të transferuar mjete buxhetore në vlerë prej 712,215 euro për mbulimin e obligimeve sipas Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet MKRS-së dhe Federatës së Volejbollit, Komitetit Olimpik të Kosovës.

    – Ndarë 2 milionë euro për të mbështetur punësimin e qytetarëve të komuniteteve joshumicë në tërë vendin, në kuadër të Masës 1.9 – Mbështetja e punësimit të personave nga komunitetet joshumicë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!