Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar mbrëmë në një tubim madhështor në Prizren rikandidimin e Shaqir Totajt për një mandat të dytë si Kryetar i Komunës së Prizrenit.
Në një atmosferë festive dhe entuziazmuese, përballë qindra qytetarëve dhe aktivistëve, Krasniqi vlerësoi lart punën katërvjeçare të Totajt, duke thënë se “Shaqa, duke nderuar epitetet e Prizrenit si qytet ‘historik’ dhe ‘kulturor’, ia ka shtuar edhe dy të tjerë: ‘i punës’ dhe ‘i zhvillimit’.”
Kryetari i PDK-së theksoi se kudo që të lëvizësh në territorin e komunës, duken qartë rezultatet e angazhimit të kryetarit Totaj dhe ekipit të tij në shërbim të qytetarëve.
“Më 12 tetor, prizrenasit do ta kenë shumë më të lehtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Sepse me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë!”, përfundoi Krasniqi.
Shaqir Totaj synon një mandat të dytë në krye të një prej komunave më të rëndësishme të Kosovës, ku PDK-ja ka një histori të gjatë qeverisjeje dhe mbështetje të fuqishme qytetare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.