×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Aksident trafiku me fatalitet në Pejë, një i vdekur dhe katër të lënduar

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 14:08

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Nobërgjan të Pejës. Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar, kanë thënë nga Policia e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

    “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00. Katër persona janë lënduar, dhe një person ka ndërruar jetë”, tha ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!