×
  • Lajme
  • Lajme

    Administrata Trump nis një diplomat drejt Ballkanit, do ta vizitojë edhe Kosovën

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 22:59

    Administrata Trump ka rikthyer fokusin diplomatik në Ballkan. Një zyrtar i lartë i Departmantit Amerikan të Shtetit do të zhvillojë vizitë zyrtare në tri shtete të rajonit Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, shkruan Reporteri.net.

    Brendan Hanrahan, Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë, ka bërë të ditur përmes një postimi në platformën X se është nisur drejt Ballkanit.

    “Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare për Ballkanin Perëndimor. Me padurim pres të forcojmë lidhjet mes SHBA-së dhe vendeve të rajonit,” ka shkruar ai, duke iu referuar përvjetorit të Marrëveshjes së Daytonit – marrëveshjes që më 1995 i dha fund luftës në Bosnjë.

    Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me të në Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Pas takimit, Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në mbrojtje, ekonomi, si dhe investime strategjike me interes të ndërsjellë, shkruan Reporteri.net.

    “Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!