Gjykata Kushtetuese ka vendosur për Ligjin për Skemat Pensionale.
Në vendim, thuhet se ligji nuk e shkel Kushtetutën.
“Gjykata vlerësoi se mënyra e përcaktimit të pensioneve përmes skemës parciale kontributpaguese të moshës përmes nenit 4 të Ligjit të kontestuar, ua njeh përvojën e punës dhe kontributet pensionale, pa dallim, të gjithë punëtorëve të dëbuar dhunshëm nga puna përgjatë viteve 1989-1999, duke shmangur kësisoj çfarëdo forme të diskriminimit dhe të trajtimit të pabarabartë midis grupeve, në lidhje me të drejtën e tyre për realizimin e pensionit kontributpagues të moshës. Gjykata vlerësoi që zgjidhja e përcaktuar përmes Ligjit të kontestuar, paraqet një ekuilibër të drejtë mes qëllimit legjitim të mbrojtjes së interesit publik dhe të drejtave dhe lirive themelore të individit”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.