Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për deklarimet që presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë kohëve të fundit se ka parandaluar një përshkallëzim të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E para e shtetit thotë se deklarimit nga presidenti amerikan Donald Trump është i vërtetë dhe se SHBA e ka parandaluar.
Osmani tha se bëhet fjalë për një zhvillim të kohëve të fundit.
“Presidenti Trump e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm së fundi. S’po flasim për vitin 2023 apo 2020. Po flasim për zhvillimet shumë të fundit. Por KFOR-i është aty dhe ne po bëjmë punë të mrekullueshme në parandalim e mbrojtje”, ka thënë Osmani në diskutimin e ndodhur në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
Ajo ka shtuar tutje se përpjekja e Serbisë për të cilën ka folur presidenti amerikan Trump është e ditëve të fundit dhe sipas Osmanit rreziku vazhdon.
“Është përpjekje e ditëve të fundit, e cila ende po vazhdon. Kam informacione shumë kredibile. E di çfarë po flasë’, ka thënë Osmani.