×
  • Lajme
  • Lajme

    Guri: Deputetët e VV-së me përqeshje më kanë quajtur “bebe e Janjenvë”

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 18:54

    Deputeti më i ri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka folur mbi situatën që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, kur ai iu drejtua foltores për ta propozuar emrin për anëtarë të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

    Ai tha se tri here tentoi ta bënte propozimin për anëtar të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk u lejua nga britmat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje .

    Guri tha se me përqeshje, deputeteët e VV-së e kanë quajtur “bebe, Janjevë, Guri”.

    Por, ai shton se e gjithë kjo lidhet me aktivitetin e tij opozitar para se me qenë pjesë e Kuvendit.

    “Dje si çdo seancë udhëheqësi, kryesuesi i Kuvendit, Avni Deharii si çdo seancë tjetër i fton partitë politike me propozu nga një anëtar të Komisionit, dhe ne e kemi me rotacion brenda grupeve parlamentare, dhe dje ishte rendi im. Dhe ai propozim, si çdo herë i LDK-së, ka qenë ‘kthehuni te pikat e rendit të ditës, votimi i kryetarit të Kuvendit, mos e shkelni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese” , tha Guri në dPt te Fidani.

    “Mirëpo dje ndodhi diçka e pazakontë që nuk ka ndodh më herët, prej momentit që jam ngritur në këmbë, kanë filluar në mënyrë të ç’thurur britma, e piskama të 48 deputetëve të VV-së, prej momentit të parë që jam ngrit në këmbë e deri te foltorja, dhe kur kam mbërri te foltorja mu më është pamundësuar me ofru propozimin e LDK-së, sepse ishin komplet të shthurur, mua fillimisht m’u desht me i qetësu deputetët e VV-së”, vijoi tutje ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!