Në Debat Plus, u publikuan më në hollësi me prapaskenat që çuan Nazim Bllacën të dilte kundër individëve që dikur, të paktën sipas tij, i konsideronte partnerë.
Sipas materialeve të prezantuara në emisionin e katërt të ciklit “Brenda laptopit të Bllacës, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?” në Debat Plus, nisi nga konfliktet për prona dhe para, interesa financiare që më pas çuan në përçarje mes tyre.
I lënë jashtë nga grupi, Bllaca vendosi të veprojë si “hetues i pavarur”, duke përdorur kohën në burg për të përpiluar një dosje voluminoze kundër Azem Sylës, ish-komandant i UÇK-së, dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Në këtë drejtim, ai kishte dokumentuar me fotografi, adresa dhe vlerësime prone të ndryshme që, sipas tij, i përkisnin Sylës ose njerëzve të afërt me të.
Përmes kontaktit të tij të drejtpërdrejtë me hetuesen e EULEX-it, Zdenka Pumper, dhe më pas me zyrtarin kroat Mirko Zulj, Bllaca dorëzonte skica, emra, dhe udhëzime për çështjet që duhej hetuar.
Në fokus të tij ishin prona në lagje të ndryshme të Prishtinës dhe përreth, për të cilat ai pretendonte se ishin përfituar përmes shpronësimeve të paligjshme.
“Në këtë lokacion gjendet shtëpia dhe lokalet e Bekim Sylës, unë nuk jam i sigurt të saktë se cilat janë lokalet e tij, po aty ku është një lokal servis i frigoriferave ato janë lokalet e tij . Ka dy lokale me qira që i ka dhëna dhe shtëpia e banuar mbrapa lokaleve është e tij që nga viti 2000-2001. Kisha Serbe gjendet përball lokaleve të Bekim Sylës”, thuhet në dokumentet e Bllacës.
Në një seri fotografish të paraqitura në studio që Bllaca i kishte regjistruar.
Bllaca, përtej dokumentimit personal të pronave, ishte përpjekur të siguronte edhe dëshmitarë. Njëri prej tyre, Haki Dajaku, ishte paraqitur në e-mailin e Bllacës më 9 mars 2015 si person i gatshëm për të dëshmuar kundër Fahredin Gashit.
“Ne kete parcell jane te involvuar Shaban Syla si shites dhe bleres Fahredin Gashi vlera e kesaj prone ne vitin 2007 ka qen 80.000 mij euro .
Ju lutem pervec parcelles 01787/5 interesohuni edhe per dy parcella tjera qe jane te lidhur me kete parcell Parcella 01787/4 perafersish 0.24 hek Parcella 017880 perafersisht 024 hek”, thuhet emailin e Bllacës drejtuar EULEX-it.
“Haki Dajaku eshte i gatshem të bashkpunoj me prokurorin dhe te rrefehet se si e kan mashtruar Fahrudin Gashi dhe firma Laberia Company . Ky person ka bashkpunuar me Fahrudini per disa vite dhe ka shum per te ju treguar juve”, shkruante Bllaca më tej në një email tjetër drejtuar EULEX-it, respektivisht zyrtarit kroat Mirko Zulj.
E gjithë këto, Bllaca e kishte mision që t’ia shpjegonte edhe hetueses së EULEX-it, Zdenka Pumper.
Në komunikimet me hetuesen Pumper, Bllaca i shpjegonte në mënyrë të detajuar akuzat dhe pretendimet e tij për pronat dhe përfshirjen e figurave politike.
Bllaca: A e din ti zëvendësi politik që është ky njeri tash që ti po e kërkon? A e din cili është zëvendësi politik?
Zdenka: Nuk e di!
Bllaca: Ai është Steven Shuk.
Zdenka: WOW!!!! Ky nuk është njeri i mirë!
Bllaca: Ai e ka blloku autobusin e Nishit (shënim: Hetimi për NishExpress). Ai njeri e bllokoi, ky njeri e bllokoi punën me Tahir Zemajn, ai njeri e bllokon Shkumbin Mehmetin!
Zdenka: Po!
Bllaca: Po, ky është!
Zdenka: Unë kam mendu, si munden këta njerëz me bë kështu e asnjëherë nuk merret vesh?
Bllaca: Ti mendon se ndonjë hetim komplet që vrahen dëshmitarë që bahet ndonjë hetim metodologjik, metodologjia se si me u vra aty, e kanë këtë. Asnjëherë, as në krejt dëshmitarët me profil të lartë, hyjnë në varreza në Kosovë. Sikur hetuese…ne nuk kemi fol sikur me hetues apo jo?
Zdenka: Nuk e di!
Bllaca: Ne kemi fol sikur me motrën. Të gjithë njerëzit që shkojnë lartë. A më dëgjon?
Zdenka: Po, dëgjoj!
Bllaca: Dëgjomë, gjithë njerëzit që donë me shku sipër, në shkallën e parë, dytën e kështu me radhë. Apo jo?
Zdenka: Po…
Bllaca: Gjithmonë shkojnë në varreza!
Zdenka: Do të vdesin?
Bllaca: Po, tash po të kallxoj! Procesi Kleçka, a e din Procesin Kleçka? A din kur ngritën paditë, hyn në gjykatë, hyn dëshmitarët edhe kur vjen procesi shkon në gjykatë ose përmes link-ut me fol, shtylla kryesore e dëshmitarëve, ata vrajnë pa burg. Graniti ka qenë kryesori në atë kohë.
Zdenka: Tash do ta zënë Granitin?
Bllaca: Këtu është poenta, ti e dinë ma mirë, po ti veç po thu nuk e di. Faleminderit që thu “nuk e di”. Kjo është strategjia jote.
Zdenka: Po, jo e di.
Bllaca: Gjithë njerëzit, edhe Brukseli e di se kush është ai njeri që e ka radhën. A e din çka domethënë Bllaca e ka radhën? Këtu në Kosovë, Bllaca është.
Zdenka: Unë do të nisem atje!
Bllaca: Tash do me i ngjit katër shkallë apo jo? Hajde tash qysh me gjet për gjashtë muaj ndonjë variant dhe me çu në varreza këtë njeri. A e din pse? Veç me të thanë diçka.
Përveç paralajmërimeve që i bënte për “rrezikun” që u kanosej dëshmitarëve, Bllaca tregonte një interes të madh për ta shtyrë përpara hetimin e aferave me prona, të cilat ai i lidhte edhe me Fondin “Vendlindja Thërret”. Sipas tij, falë këtij fondi disa njerëz ishin pasuruar pasluftës.
Bllaca: A e ke ditë ky fondi për luftë që është formu?
Zdenka: Jo, nuk e di!
Bllaca: Në shqip, “Vendlindja thërret”, në serbisht “Zemle Zlove”. A ke dëgju për këtë?
Zdenka: Jo!
Bllaca: Alo?
Zdenka: Jo, unë nuk di asgjë!
Bllaca: Jo veç pak! Ky fond është formu gjatë kohës së luftës, “Vendlindja Thërret”, kështu quhet pra. A e kupton? E tash, këtu kanë qenë para të mëdha, ka pas para të mëdha shumë. Shumë pare kanë dhanë shqiptarët. Ti e din patriotizmi anej knej. Pas lufte, këta janë peshqit e mëdhenj, ai ka qenë i parë, number one, a e kupton? Me këto pare, i ka shti në toka, banesa, toka tona anët dhe tash, nëse ju ngritni padi, apo e çon në gjykatë, në proces, ky njeri që është peshk i madh, a e din sa ka me humb? Nuk mundesh me paramendu. Krejt populli thotë: “Paret e mija shkojnë në Beograd”, “me para të mija ka ble toka”. Kjo është katastrofë, a po? Këtu është poenta që më rrezikojnë mua drejtpërdrejt. Unë e di që Prokuroria ka lëndë që një njeri mendon me e vra Bllacën. Dëshiroj me të thanë diçka, një citat në gjykatë, te Bllaca 2, që thotë Salustro. Dëgjo çka thotë Salustro. A më dëgjon? Salustro thotë kështu, në këtë kohë veç është vra Agim Zogaj, thotë kështu…
Zdenka: Jo mos!
Bllaca: Po, po! Në atë kohë veç është vra, ai thotë kështu: E di çka mendojnë këta njerëz që janë këtu. Këta njerëz, këta grupe që kanë qenë me “Bllaca 2”, e di çka mendon mirëpo, Bllaca është gjallë. Bllaca nuk është ai “X”. E din kush është “X”-, a më kupton? Salustro citon: “Bllaca është gjallë” dhe ne duhet ta mbrojmë deri në fund. Ai është gjallë! Kur të dëshiron gjykatësi, ai do të vijë këtu, a më kupton? Të gjitha mediat e kanë citu këtë, thotë “prokurori e mbron Bllacën”. Ky është citat! E tash na duhet me e zgjat dorën. Dhe, i kam thënë Danilos: “Ti e din. Kam qejf me të këqyr, me të pa në gjykatë, du me të pa tu e lexu padinë. Du me të pa asisoj.
Zdenka: Jo, hahahaha…
Bllaca kërkonte që vetëm ndërkombëtarët ta ruanin, ai frikësohej nga vdekja.
Bllaca: Këtu është poenta tash. Unë jam nervozu shumë. Te unë situata është katastrofë, edhe për familjen edhe për procesin edhe për jetën time. Jeta jem, krejt ky gjykim është veç në një shtyllë apo jo? A e dinë kush është shtylla?
Zdenka: Po, po, po….
Bllaca: Shtylla është Bllaca. E ku është Bllaca? Çka han Bllaca? A e kupton? Krejt tjetër kund, te Hajredin Kuçi, ai don me ma bo njëjtë sikur Agim Zogaj, njëjtë sikur Agim Zogaj. A e ke pa njëfarë Dauti aty, që i kanë montu bombën? Ai ka qenë dëshmitari kryesor kundër Limajt në Tribunalin e Hagës, a e kupton? I kanë gjuajt eksplozivë brenda në veturë edhe u kry muhabeti. Ai tash është invalid edhe nuk i ka dy këmbët edhe jeton në Kanada, çka është kjo? S’ka kurrfarë raporti që thotë dëshmitarët këtu në Kosovë shkon mirë edhe trajtohen mirë, a është kështu? Unë marrë ushqimin nga SHIK-u a e kupton? Ku është poenta? Poenta është se në Bllaca 2 shkruan, ai xhaxhi nga Norvegjia Tore Tomas, thotë se ky grup ka 50 vjet burgim mirëpo kryesori për këtë grup është Syla Azem, shkruan aty.
Zdenka: Po, e kam lexu të gjithë aty.
Bllaca: Po, e tash kjo shkon në Apel, ky aktgjykim kryhet Apeli, shkon në Supreme, kryhet në Supreme, shkon te.. si quhet ajo tjetra përmbi Supreme? Në Gjykatën Kushtetuese, edhe kryhet puna, nuk mundet me fol Bllaca sa të është gjallë Azem Syla apo jo?