Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar në Washington me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Christopher Landau.
Në takim, Osmani tha u diskutua thellimi i marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për qytetarët dhe bizneset, shkruan gazeta online Reporteri.net.
E para shtet të Kosovës theksoi përkushtimin e vendit për të qëndruar krah për krah me Shtetet e Bashkuara, në përputhje me vizionin e Presidentit amerikan për më shumë siguri, rritje dhe zhvillim ekonomik.
Për takimin njoftoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në komunikatë është theksuar se dikutimi i Osmanit me Landau u fokusua në forcimin e bashkëpubimit ekonomik, i cili do ta largonte Ballkanin nga përçarjet dhe do të promovonte paqen e stabilitetin ekonomik.
“Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Ata diskutuan fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehën besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë në largimin e Ballkanit Perëndimor nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, u tha në njoftim./Reporteri.net/
In my meeting with Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS today, we discussed potential areas of future economic cooperation and expressed confidence that economic prosperity and cooperation will help move the Western Balkans away from the divisions of the past and promote lasting… pic.twitter.com/0NeujSY8y0
— Christopher Landau (@DeputySecState) July 11, 2025