Sot AAK-së i janë bashkuar edhe dy anëtarë të rinj.
Kryetari Ramush Haradinaj sot ka pritur asambleistin e Komunës së Artanës, Jahi Zeqirin, si dhe juristen e diplomuar Mirlinda Maloku Berkolli, e cila njihet edhe si aktiviste e dalluar.
“Me vizionin e qarte te Aleances, po bashkohen perdite veprimtare te deshmuar dhe profesioniste te fushave te ndryshme. Bashkimi me familjen tone politike i asambleistit te Artanes, Jahi Zeqirit me dhjetera bashkeqytetare, eshte deshmi se njerezit e devotshem te Kosoves, duan t’i sherbejne forcimit te shtetit dhe mbrojtjes se sovranitetit te tij dhe jo politikave ditore”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërsa, Maloku Berkollin Haradinaj e ka prezantuar edhe si aktiviste të dalluar.
“Figura te respektuara te shoqerise, çdo here e me shume po e perkrahin konceptin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, per Kosoven 100 % shtet. Sot, AAK-se iu bashkua Mirlinda Maloku Berkolli, Juriste e diplomuar dhe aktiviste e dalluar ne vend. Bashke, do te punojme per Kosoven e forte ne ekonomi, rend dhe ligj, arsim e shendetesi”, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.