×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ambasada britanike: Nuk e përkrahim asnjë kandidat e as parti në zgjedhjet e 6 tetorit

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 13:59

    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka sqaruar qëndrimin e saj.


    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka publikuar një sqarim duke theksuar se nuk e mbështesin asnjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Përmes një njoftimi drejtuar mediave ambasada e Britanisë thotë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike, apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë.

    Të njejtët kanë shkruar se përkrahin të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim.

    “Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë. Por ne përkrahim të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim”, thuhet në reagim.

    https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1381390055353415

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!