Disa kandidatë të VV-së bashkë me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, kanë dalë për t’i pritur mërgimtarët të cilët kanë arritur në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka përmes disa pamjeve të publikuara në Facebook.
“Mërgimtarët tanë pas një udhëtimi 50 orësh nga qytete të ndryshme kudo në botë, mbërritën sot në Kosovë, atdheun e tyre. Ata nuk ishin të lodhur, madje treguan se do të marrin pjesë në tubimin e sotëm të madh në Prishtinë, si dhe të dielën në ditën e zgjedhjeve. Ata erdhën, sepse #erdhidita e ndryshimit!”, ka shkruar Haskuka.
Ndryshe, ditë më parë u raportua se Lëvizja Vetëvendosje do të organizoj udhëtime falas për mërgimtarët që duan të vijnë në Kosovë.
https://www.facebook.com/mytaher.haskuka/videos/10157514618229451/