×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Këshilltarja e Haradinajt dënohet me 8 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 16:37

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 8 muaj burgim me kusht Meliza Haradinaj -Stubllën këshilltaren e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj.


    Pos kësaj, ajo është dënuar edhe me 1 mijë euro gjobë për mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë. Sipas njoftimit të Gjykatës, për të dënuarën nuk do të ekzekutohet vendimi me burgim nëse gjatë 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale, raporton KTV.

    Meliza Haradinaj Stublla ishte akuzuar nga Prokuroria pasi ajo nuk e kishte deklaruar në Agjencinë Kudër Korrupsion një biznes të regjistruar në Londër.

    Me këtë ajo kishte bërë shkelje bazuar në Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!