×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Voton Ramush Haradinaj: Bën thirrje për dalje masive në votime

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 10:14

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka votuar në Shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë së bashku me bashkëshorten e tij.


    Ai u ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin të votojnë pa marrë parasysh bindjet politike.

    “I lus të gjithë qytetarët e vendit pa marrë parasysh bindjet politike që të dalin në zgjedhje, vetëm me votë vendosim vetë”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se është duke u zhvilluar një proces i rregullt i votimeve

    “Është sukses për Kosovën një demokraci e mirë, procesi është duke shkuar me rregull,urime për të gjithë”, ka thënë Haradinaj. Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!