Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur votën e saj në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.


Osmani ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, teksa është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu. Ai vetëm e ka shoqëruar Osmanin, pasi që siç ka bërë të ditur në Facebook, ai ka votuar para një ore.

Ajo ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Reklamë

“Qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe gjithçka të shkojë pa asnjë presion apo parregullsi që kanë për qëllim deformimin e votës së tyre”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, procesin e votimit e kanë përfunduar edhe Presidenti Hashim Thaçi, Albin Kurti, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.