×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Prokuroria tregon dënimet për qytetarët që e keqpërdorin votën

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 10:49

    Deri në 5 vjet burgim mund të marrin të gjithë personat që bien ndesh me Kodin Penal, dhe që e keqpërdorin votën, sot në ditën e zgjedhjeve në Kosovë.


    Admir Shala, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka thënë se janë angazhuar nëntë prokurorë për ta përcjellje procesin zgjedhor në rajonin e Prizrenit.

    “Ata që bien ndesh me Kodin Penal do të ndëshkohen. Do të kenë probleme në punësim dhe zhvillim të karrierës. Dënimet variojnë deri në 5 vjet burgim. Qytetarët duhet të kenë kujdes, ndryshe do të kenë dënime të ashpra”, ai.

    Ndërkaq, më herët Prokuroria e Shtetit ka njoftuar opinionin se janë duke e përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria e Shtetit ka bërë me dije se në nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

    “Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”, thuhet në komunikatën e Prokuroris

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!