×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Limaj u bën thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën për votim

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 11:24

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, votoi në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.


    “Sot e shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që e ka çdo qytetarë i Kosovës për të shpreh vullnetin e tyre të lirë, për t’i dhënë mundësi dhe shans vendit”, ka thënë Limaj.

    Ai i ka bërë thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën për të dal dhe votuar sipas bindjes që kanë.

    Nga ora 07:00 nisi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!