Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën radhës, ku kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka dhënë informacione rreth pjesëmarrjes së qytetarëve në votime.
Daka ka ka njoftuar se deri më tani nga informacionet e terrenit mësohet se në votime kanë dal rreth 9.64 për qind e qytetarëve.
“Duke u mbështetur në njoftimet e 94 për qind të komunave deri 174 mijë kanë dalur deri në ora 11, do të thotë rreth 9.64 për qind”, njoftoi Daka.
“Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2017, deri në ora 11 kishte dalje në zgjedhje 8.45 për qind të votuesve”, tha Daka.
Në linkun më poshtë mund të gjeni në përqindje numrin e votuesve në të gjitha komunat e Prishtinës. /Reporteri.net