×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Veseli fton qytetarët të dalin të votojnë për Kosovën evropiane dhe aleate të SHBA-së

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 12:20

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ofruar të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje për të vendosur të ardhmen evropiane dhe lidhjen e ngushtë të Kosovës me SHBA-të.


    Veseli ka publikuar në faqen e tij në Facebook edhe çastet e votimit të tij bashkë me bashkëshorten e tij dhe ka ftuar për një proces të qetë e demokratike zgjedhor.

    “Zgjedhjet janë ngjarje e rëndësishme për demokracinë e Kosovës dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. I bëj thirrje gjithkujt që është përfshirë në procesin zgjedhor, që të angazhohet maksimalisht për të garantuar zgjedhje sa më të rregullta e të qeta duke respektuar të drejtën e kujtdo për të votuar. Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë pa ngurrim për fatin e tyre dhe të vendit tonë duke dëshmuar që Kosova është një shtet evropian me demokraci të konsoliduar”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/2915546735126620/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!