×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Parregullsi në Hajvali, një person fotografon votën

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 12:35

    Në shkollën “Shkëndija” në Hajvali dyshohet se një person ka fotografuar votën, raporton T7


    Këtë e ka konfirmuar kryesuesja e qendrës së votimit në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, Minire Berisha, e cila ka thënë për T7 se dyshohet se një person e ka fotografuar votën.

    “Qendra nuk është mbyllë, janë marrë shënimet e personit në fjalë, nuk kemi asgjë faktike por dyshohet se një persone ka fotografuar votën. Qendra nuk është mbyllur, ka vzhduar punën”, ka thënë ajo.

    Kujtojmë se këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.

    Në gjithë Kosovën janë hapur 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868.

    Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të kujdesen e Policia dhe Prokuroria e Shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja bashkëpunon përherë.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. E këto subjekte politike janë shqiptare, serbe, boshnjake, turke gorane, ashkalinje, rome dhe egjiptiane.

    Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!