Kur ora po shënon 14 e pak minuta, fluksi i qytetarëve që duan të votojnë është në kulmin e saj.
Pamjet nga korridoret e shkollës “Faik Konica” në kryeqytet, duken qindra qytetarë teksa presin për të votuar, shkruan Reporteri.net.
Sipas operatorit të Reporterit, korridoret e kësaj shkolle janë të stërmbushura dhe për të votuar duhet pritur disa minuta.
Ndërkohë, edhe KQZ-ja konfirmoi një fluks më të madh të votuesve krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
Deri në orën 10:00, të cilat janë matjet e fundit, 9.68% është dalja e qytetarëve, e cila rezulton më e lartë sesa në zgjedhjet e vitit 2017./Reporteri.net

