Teksa po mbahen zgjedhjet, ka ndodhur një parregullësi në fshatin Pozhoran.
Është shpërndarë një video ku shihen dy persona duke bërë shkëmbimin e parave në këmbim të një vote, shkruan Reporteri.net
Sipas disa të dhënëave thuhet se personi i cili ka shitur votën, ishte kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, në Pozhoran.
Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit për media nga LVV, Arlind Manxhuka, i cili ka kundërshtuar raportimet se një person me emrin Qamil Rexhepi, është xhiruar duke blerë vota në Pozhoran.
Manxhuka ka thënë se ky është lajm i rremë dhe se Vetëvendosje, nuk ka kryetar të pikës në Pozhoran, e as anëtar me emrin Qamil Rexhepi.
Ai u ka bërë thirrje Policisë që ta sqarojë sa ëm parë këtë lajm, që sipas tij po përhapen nga subjektet politike.
Ndryshe, për parregullsi të shumta, kryesisht të publikimit të votave ka raportuar edhe Demokracia në Veprim.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.