×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Njeriu i VV-së në krye të ATK-së, Cakolli: Shembulli tipik i kapjes së institucioneve publike

    Reporteri
    13 Gusht 2025 | 12:47

    Eugen Cakolli nga IKD, ka komentuar emërimin e anëtarit të VV-së Mentor Hysenit, si drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës, duke thënë se ky veprim është ‘‘shembulli tipik i kapjes së institucioneve publike’’.

    Cakolli ka thënë edhe se emërimi i Hysenit paraqet edhe përbën vazhdimësi të shkeljes së kufizimeve ligjore mbi kompetencat e një qeverie në detyrë dhe po ashtu, është mosrespektim i hapur i aktgjykimit të fundit të Gjykatës Supreme.

    Po ashtu, Cakolli ka thënë edhe se veprimi i Hysenit rrezikon ta shndërrojë ATK-në në instrument politik për presione të caktuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!