Një foshnje vetëm 3 javësh ka ndërruar javë, vetëm pak ditë pasi u plagos me thikë sëbashku me nënën e tij 21-vjeçare. Gruaja vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Foshnja Tot dhe nëna e tij mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë, të mërkurën brenda shtëpisë së tyre në Wallsend, Newcastle.
Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 02:15 të mëngjesit dhe arrestuan një burrë, i dyshuar si autor i sulmit.
Kryeinspektori, Dave Cole, nga Policia e Northumbrias, tha: “Kjo është një kohë e vështirë për familjen e foshnjës. Oficerët dhe specialistët vazhdojnë t’u ofrojnë atyre mbështetje dhe unë e di se komuniteti në Wallsend është gjithashtu në anën e tyre.
Është e pamundur të imagjinohet se çfarë po kalojnë dhe unë do t’i kërkoja publikut që të vazhdojë të respektojë privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë. Lidhur me ngjarjen një njeri është akuzuar dhe ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Shërbimin e Prokurorisë.”
I arrestuari është Denis Erdinch Beytula, 27 vjeç, nga Ëallsend. Ai u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Veriore Tyneside të enjten e kaluar, ku u mbajt në paraburgim dhe do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës, në Neëcastle, por ende nuk është vendosur data.
Mbi 27-vjeçarin rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.