Të shtëna me armë janë regjistruar brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja.
Policia është njoftuar menjëherë dhe forcat blu kanë mbërritur në vendngjarje.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Kalaja është pjesë e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që prej vitit 2023. Më herët, ai ka mbajtur detyrën e zv/kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, 2019-2023, ndërsa nga viti 1993 deri në 2004, ai ka qenë Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.