Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar disa pamje nga vizita në Kosovë e të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Grenell gjatë vizitës në Kosovë pati takime me të krerët e partive kryesore politike në vend, si dhe me presidentin Thaçi, shkruan Reporteri.net.
Në një kumtesë për media kanë dhënë detaje rreth vizitës së ambasadorit Richard Grenell në Prishtinë dhe Beograd përgjatë 9 dhe 10 tetorit.
Në këtë kumtesë thuhet se në Prishtinë, Grenell ka takuar presidentin Hashim Thaçi, dhe krerët e partive politike, Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.
Qëllim i kësaj vizite thuhet se është bërja bashkë e partnerëve të SHBA’së në Kosovë e Serbi për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon.
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/3712948245397970?__xts__%5B0%5D=68.ARBPxB9Eovqo9csxXjmgwrKWLM3RAi1_PINvW9vZ-bRdIgipphINMAt-6DWOD4H-pTXiV7HwxGH-6PHRLFQhQDMQiTm7pMp0SL5o6KhBmUPcot17BsyHrutwd4bOPc5tmtFgFZlHp2vG7MF0zlacdI61sjXarAHRShSoxIpjuMSKN1PPG95PJRSYUk3U7fAbez8C1xcZsSCFfAScnGZMEfgXvABhYf_pTVOnec7znGu5hOTW98S6K0e2ap8nBUDgYW426F7t7-5OLV1YMpu4srHmugcPSO6YWSX9VIq2DXuhUrnnKGQjCVDkuoBVMtIQkKv9oseTpR7HVKXn2QSIxbvDEw&__tn__=-R
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.