E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës, Shyhrete Tahiri – Sylejmani, ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.
“Sot jam këtu të ndaj me ju dhembjen që kam në shpirt. Përfaqësoj të gjitha nënat, vëllezërit dhe bijat që ndjejnë atë dhembje që kanë. S’është e lehtë. Jam këtu të kërkoj drejtësi”, u shpreh ajo.
Kurse drejtoresha e Qendrës Kosovare Për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, kujtoi se si as 20 vjet pas luftës askush nuk është dënuar për krimet e luftës.
Ajo ftoi institucionet e vendit që ta kenë prioritet të tyre këtë çështje.
Shyhrete Tahiri që është nga Gjilani bëhet viktima e dytë pas Vasfije Krasniqit Goodman që kërkon publikisht të dënohen dhunuesit e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.