×
  • Raporto
  • Fokus / Video

    Abelard Tahiri: Kurti mund ta pengojë financimin e mbrojtjes, por nuk mund ta pengojë kurrë lirimin e çlirimtarëve tanë 

    Reporteri
    13 Dhjetor 2025 | 10:45

    Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar përmes një video-mesazhi në prag të protestës së sotme në Shkup, duke kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë mbështetjeje ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

    Tahiri tha se kishte pritje që Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti të ishte e para që do t’u dilte në krah Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke e cilësuar procesin si një betejë të padrejtë.

    Sipas tij, ndodhi e kundërta, pasi qeveria zgjodhi “heshtjen dhe indiferencën” në vend të mbështetjes së nevojshme, përfshirë atë financiare, për çlirimtarët.

    “Kryeministri Kurti mund të përpiqet ta pengojë financimin e mbrojtjes për çlirimtarët tanë, por kurrë nuk do të mund ta pengojë lirimin e tyre. Sot jemi në Shkup, nesër kudo tjetër, deri në lirinë e plotë të heronjve tanë të luftës dhe të paqes!#UÇK”, theksoi Tahiri.

    Deklarata e tij vjen në kuadër të deklaratave të vazhdueshme për procesin në Hagë dhe para protestës në Shkup.

    Deklarata e tij vjen në kuadër të deklaratave të vazhdueshme për procesin në Hagë dhe para protestës në Shkup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!