Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka takuar qytetarë nga fshati Gurrakoc.
Ai ka theksuar se fati i Kosovës varet nga fati i LDK-së, dhe se është e rëndësishme që qytetarët t’ia japin fuqinë partisë ku ai bën pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, pasi kështu i japin fuqinë shtetit të Kosovës.
“Fati i Republikës tonë varet nga fati i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kosova është e fuqishme aq sa është e fuqishme LDK-ja. Prandaj është në dorën tuaj që me datën 28 dhjetor t’ia jepni këtë fuqi Lidhjes Demokratike të Kosovës sepse duke ia dhënë fuqinë ia keni dhënë fuqinë shtetit të Kosovës”, ka thënë Manaj.
“Rrugëtimi ynë vazhdon”, shkruan mes tjerash në videon e publikuar kandidati për deputet i LDK-së.