Abelard Tahiri, kandidati për deputet i PDK’së me numër 110, është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët e Kaçanikut, duke dëshmuar edhe një herë mbështetjen dhe simpatinë që ai gëzon në mbarë Kosovën.

Tahiri ka qenë shef i Grupit Parlamentar në dy legjislaturat e fundit dhe njihet si një nga deputetët më aktivë të Kuvendit të Kosovës, veçanërisht në mbrojtje të Kushtetutës, ligjshmërisë dhe rendit demokratik.

Angazhimi i tij i vazhdueshëm parlamentar e ka kthyer në një zë të fuqishëm institucional dhe përfaqësues serioz të qytetarëve.

Reklamë

Ai po vlerësohet gjerësisht edhe për një gjest politik domethënës: heqjen dorë nga numri 10, që e kishte në dy zgjedhjet e fundit, për të dalë i fundit në listë dhe për t’u hapur rrugë kandidatëve të rinj.

Ky veprim po shihet si shembull përgjegjësie politike, solidariteti dhe besimi në brezin e ri.